Ndër shekuj festohet tradicionalisht
Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.
Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Dita e Verës festohet masivisht në qytetin e Elbasanit pasi është një nga festat tradicionale.
Të pyetur për Egnatia News qytetarët tregojnë disa nga mënyrat sesi festojnë këtë festë ku më nostalgjik duken mosha e tretë. Festa e ditës së verës festohet në mbarë vendin por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.