Home TEKNOLOGJI Samsung Galaxy Watch5 mund të ketë të përfshirë një termometër

Samsung Galaxy Watch5 mund të ketë të përfshirë një termometër

13

Samsung po punon aktualisht për të shtuar një termometër në orat smart të gjeneratëss së re, Galaxy Watch5. Kjo gjë do të jetë mjaft e rëndësishme për të zbuluar shenjat e para të COVID-19, apo sëmundjeve të tjera që shfaqen me simptomën e temperaturës.

Kjo nuk do të jetë ora e parë që do të përfshijë një sensor për matjen e temperaturës, mirëpo vetëm vendosja e këtij sensori në trup nuk është e mjaftueshme për të funksionuar rregullisht. Temperatura e kyçit është tepër e ndikuar nga faktorët e jashtëm si përshembull drita e diellit, e cila e bën më të vështirë leximin e temperaturës. Kjo është arsyeja kryesore se pse Samsung dhe Apple nuk kanë përfshirë këtë sensor në gjeneratat e kaluara.

Publikimi korean nga ETNews raporton se Samsung ka arritur të zgjidhë këtë problem. Në fakt, matja e temperaturës nga produktet e Samsung mund të shndërrohet në një shërbim kryesor të pajisjeve wearable të kompanisë, pasi ekzistojnë raportime që tregojnë se Samsung po teston një prototip të Galaxy Buds që mund të masin temperaturën e trupit përmes rrezeve infra të kuqe në veshin tuaj.

Seria e Samsung Watch5 do të prezantohet gjatë muajit gusht sipas këtij publikimi, një vit pas lançimit të serisë Watch4.