Sipas Meteoalb: Territori Shqiptar deri në mesditë paraqitet me kthjellime dhe vranësira te shpeshta, më të dukshme në zonat Veri – Veriperendimore.

Ndërsa orët vijuese shtojnë gradualisht vranësirat duke sjelle reshje të pakta si fillim në zonat Veriore, POR gjatë natës dhe orët e para të ditës së martë reshjet do të  përfshijnë te gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.