Sipas MeteoAlb: I gjithë vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme kthjellimet parashikohet të jenë në ultësirën perëndimore.

Ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare do të ketë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Megjithëse do të ketë vranësira nuk parashikohen reshje.

Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30-35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë prezente në Kosove,  duke sjell kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Vranësirat herë pas here do të pësojën zhvillim në zona të izoluara, POR nuk pritet që vranësirat të sjellin reshje në territorin e Kosovës.