Edhe dita e diel gjatë paradites në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore. Pas mesditës moti përmirësohet gradualisht duke spostuar vranësirat dhe reshjet drejt kufirit Lindor, ndersa pjesa tjetër e vendit paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Temperaturat e ajrit ulen djeshëm në mëngjes duke shënuar -4°C në verilindje po ashtu renie sjellin edhe orët e mesditës duke zbritur maksimumin në 10°C.

Era do të fryjë mestare deri e forte me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi permanent Veri-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4-5 ballë.

Kosova

Mbetet ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, duke bërë që motit të karakterizohet nga vranësira dhe reshje dëbore në të gjithë republikën e Kosovës. parashikohet që nata të përmirësoj gradualisht motin duke bërë që reshjet të jenë më të pakta.

Maqedonia e Veriut

Kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në MV, KU herë pas here do ketë reshje dëbore për shkak të rënies sëtemperaturave. Edhe nata mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.