Menaxheri i Romelu Lukakut ka zbuluar më saktë prapaskenën e merkatos, që e pa bomberin polak thuajse lojtar të Juventusit. Federico Pastorello, gjatë një interviste për “Tuttosport” saktësoi:

“Po, marrëveshja me Interin kishte ngecur, sepse Zhang dukej se nuk dëshironte të përmbushte kërkesat e Manchester United. Juventusi kishte një marrëveshje me anglezët, që në këmbim të Lukakut, ata do të nënshkruanin me Dybala dhe Mandzukic në këmbim.

Romelu kishte folur tashmë me trajnerin Sarri dhe Cristiano Ronaldo. Por, më vonë Dybala dhe Manchester United, ndoshta jo shumë të bindur, nuk arritën një marrëveshje.

Marotta, Ausilio, Conte dhe unë arritëm të bindim Zhang që të rriste ofertën. Pa nënvlerësuar shokët e skuadrës së Lukakut tek Interi, mendoj se transferimi i tij solli titullin dhe theu hegjemoninë e Juventusit në Itali”.