Vijon të jetë e rëndë situata sa i takon pandemisë në Greqi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar sot 4943, raste të reja me Covid. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 971,148.
Sot raportohet rekordi me viktima. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetëmn 116 persona, duke shënuar kështu numrin më të lartë të të vdekurve gjatë kësaj vale. Shifra më e lartë është raportuar në mars me 134 viktima.
Sakaq, që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 18716 vdekje. 95.4% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi 70 vjeç.