Sot ishte një ditë tejet e rëndësishme te Lazio. Presidenti Lotito, drejtori sportiv Igli Tare dhe trajneri Sarri janë takuar për të folur për shumë tema të ndryshme.
Një nga çështjet që është shtruar në tavolinë është edhe merkatoja, si në hyrje ashtu edhe në dalje. E ardhmja e Strakoshës apo edhe disa futbollistëve të tjerë të lacialëve që mund të largohen, padyshim se meritojnë t’i jepet drejtim. Për portierin shqiptar akoma nuk është vendosur asgjë dhe këta muaj janë shumë vendimtar.
Nuk u la pa përmendur edhe fati i trajnerit Sarri. Natyrisht, kuptohet se qëndrimi i teknikut në stol varet shumë edhe nga mënyra sesi do përfundojë ky sezon. Lazio renditet në vendin e gjashtë me 52 pikë. Ndeshja e radhës është në Genoa, me 10 prill.