Në “Air Albania” tashmë ka nisur fluturimi nga Duseldorfi i Gjermanisë, drejt Tiranës.

Lajmin e ka bërë me dije “Air Albania” me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se avioni i parë nga Duseldorfi drejt Tiranës u nis në fluturim para pak ditësh.

“Jemi të lumtur të lajmërojmë se avioni i parë nga Duseldorfi drejt Tiranës u nis në fluturim para pak ditësh. Gjithmonë të përqendruar në misionin tone dhe të përkushtuar te mbarëvajtja e çdo fluturimi” thuhet në postim.