Presidenti Ilir Meta mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur nën shoqërimin e dy të moshuarve.
Ka qenë vetë presidenti ai i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka publikuar foton ku shihet teksa është duke konsumuar kafen e mëngjesit nën shoqërinë e dy të moshuarve.
I zhveshur nga kostumi politik, Meta ka vendosur që këtë ditë ta kalojë ndryshe.
“Është më e bukur dita kur e nis me njerëz të mirë!”, shkruan ai.
Kujtojmë se më 24 korrik, Ilir Meta do të lërë detyrën e Presidentit të Republikës.