Një nga çiftet më të komentuara së fundmi është DJ PM-i dhe Sarah Berisha.
Romanca e tyre nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, por duket se edhe pas daljes së tyre nga shtëpia, çdo gjë po shkon më së mirë mes dyshes.
Five Destinations to Explore During Hispanic Heritage Month
Expedia
Ata i kemi parë gjithmonë me njëri-tjetrin, duke postuar video dhe foto së bashku. Madje ata kanë bërë edhe pushimet e para së bashku.
Blogerja ka qenë disa herë në Prishtinë ku ka takuar edhe familjarët e PM-it e ky i fundit po ashtu ka takuar familjen e blogeres.
Në festën e organizuar pas mbarimit të “Big Brother VIP” ish-banorët iu përgjigjën pyetjeve të një gazetari.
Sarah: Shumë mirë, po kalojmë shumë mirë.
DJ PM: Shumë mirë, atmosfera e mirë njerëzit të gjithë të mirë.
Sarah: Po shkojmë shumë mirë. Aman mos na merni mësysh se po shkojmë shumë mirë.
DJ PM: Kur jemi në Shqipëri jemi non stop bashkë, kur jemi në Kosovë jemi non stop bashkë.
Gazetari: Ka një pyetje, kur do martohet Sarah me DJ PM-i?
Sarah: Kismet pas 100 vitesh (qesh).
Rikujtojmë se të ftuar në “FAN Club”, Sarah dhe DJ PM-i zbuluan të rejat e lidhjes së tyre. Ishte Sarah që tregoi se po shijojnë marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë.
“Kemi një muaj jashtë shtëpisë, kemi dashur të jemi pak në privatësi, por jemi shumë mirë. Nuk po jetojmë bashkë, nuk jemi fejuar, shkojmë e vijmë Tiranë-Prishtinë dhe jemi shumë mirë”, u shpreh ajo.