Qyteti Vlorës është mbuluar mëngjesin e sotëm nga re e zezë tymi, e cila ka ardhur si pasojë e djegies së gomave në periferi të qytetit.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar 4 persona, për t’i pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr pranë hidrovorit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve po digjen disa goma automjetesh.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 4 persona, për t’i pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes