Detaje të reja janë mësuar në lidhje me djegien e tre makinave në qytetin e Laçit.

Mësohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme pasi pamjet e publikuara tregojnë se si një person i maskuar me kapuç në kokë, spërkat me benzinë njërën prej makinave e cila përfshihet nga flakët. Si pasojë e erës zjarri është përhapur edhe te dy makina që gjendeshin të parkuara aty.

Për pasojë makinat janë shkrumbuar plotësisht.

Duket se ka qenë një plan i përgatitur më herët. Ndërsa policia nuk ka mundur që të identifikojë ende autorin dhe për të zbardhur shkakun e ngjarjes.