Shqipëria arriti një fitore sinjifikative në “Elbasan Arena”, duke mundur me lojë dhe rezultat Hungarinë në një atmosferë të zjarrtë.

Heroi i takimit ishte talenti i Çelësit, Armando Broja, i cili erdhi nga stoli për të shënuar golin që i dha kuq e zinjve tri pikë të arta ndaj një rivali direkt në grupin E.

Pas ndeshjes, heronjtë kuq e zinj, nga Broja te Trashi, Doka, Balaj e kapiteni Berisha folën për Ora News për këtë triumf.

Amando Broja: Jam shumë i kënaqur për fanellën dhe ekipin që bëra golin sot dhe kemi marrë tre pikë. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Performanca që kemi bërë sot ishte në nivel shumë të lartë.

Etrit Berisha: Bëmë lojë shumë të mirë dhe me Poloninë. Rezultati nuk ishte aq i dëshiruar por e dinim që kemi prapë një ndeshje shumë të rëndësishme, kjo me Hungarinë dhe jemi shumë të lumtur pasi kjo na jep më shumë motiv për të vazhduar dhe realizuar ëndrrën tonë.

Lorenc Trashi: Duhet të fitonim se s’bën, vetëm tre pikët na mbanin në lojë. Gjithçka shkoi si ne e donim, jemi shumë të kënaqur. Është një mungesë e gjatë pa tifozë dhe lojtarët për tifozët luajnë.

Gazetari: Sa shanse kemi për vendin e dytë në këtë grup? Jemi ndeshur me Hungarinë, Poloninë  dhe Anglinë që është nivel tjetër.

Bekim Balaj: Janë kundërshtarë që i kemi provuar forcat me ta dhe jemi paraqitur denjësisht. Pretendimet për vendin e dytë janë deri në fund.

Qazim Laçi: Për herë të parë kemi parë tifozët nga afër në një stadium plot. Shpresojmë ti kemi dhe në ndeshjen tjetër.

Albi Doka: Objektivi i Shqipërisë është kualifikimi dhe synimi jonë është vetëm ai.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë është në 8 shtator në “Elbasan Arena” ndaj San Marinos.