Tenisti serb, Novak Djokovic ka triumfuar në finalen e Australian Open, duke e mposhtur tenistin rus, Medvedev me rezultat 3:0 në sete.
Djokovic hasi në rezistencë nga Medvedev vetëm në setin e parë, të cilin e fitoi 7:5, shkruan Gazeta Express
Në dy setat tjerë, numri një i botës u tregua fantastik duke i mbyllur me rezultat 6:2, 6:2.
Ky është GrandSlami i 18-të në karrierë për Novak Djokovic, ndërsa hera e nëntë që e fiton Australian Open. /Gazeta Express/