Ashtu siç ishte lajmëruar më herët, ka filluar të rritet çmimi i bukës në qytetin e Elbasanit. Tashmë një bukë kushton 10-20 lekë më shtrenjtë se më parë. Për një popull sikurse janë shqiptarët të cilët konsumojnë shumë bukë, rritja e çmimit shihet me shqetësim.

Disa prej tyre tashmë thonë se do të konsumojnë më pak. Ndërsa pjesa tjetër shprehet se nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse ta blejnë sepse është një produkt i pazëvendësueshëm në tavolinat e tyre. Ndërsa sipas prodhuesve, rritja e çmimit të bukës ka ardhur nga rritja e çmimit të miellit.

“Jemi të detyruar ta blejmë, a kemi zgjidhje tjetër? Do lejmë diçka tjetër dhe do blejmë bukën. Do hamë bukë me kripë, me domate dhe ullin se nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër. Ku kemi shtet ne, është zero për çdo gjë. Jemi të pashpresë”– u shpreh njëra prej qytetarëve.

Një qytetar i moshuar:

Do e blejmë bukën se skemi ku të shkojmë. Këtu është katastrofë e madhe për mua. Unë jam 72 vjeç. Më të prekurit nga rritja e çmimit janë pensionistët dhe invalidët.