Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, është pyetur sot nga gazetarët nëse më 25 korrik do t’ja dorëzoi partinë Ilir Metës, apo do të garojë përballë tij, duke i dhënë shansin anëtarësisë të zgjedhë se cili do jetë drejtuesi i ri.

Ajo nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por theksoi se 25 korriku do të jetë një etapë e re që do të formatizojë skenën politike në vend, jo vetëm opozitën.

Vizionin që kishte Ilir Meta jo vetëm të gabuara por vdekjeprurëse të opozitës në 2019, më bëjnë mua përgjegjëse për të vazhduar me aq mundësi sa kam në këtë skemë të inceneratorëve. 25 korriku do jetë një etapë e re që do formatizojë skenën e re politike”, shtoi Monika Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e kryetares së LSI:

Marrëdhënia ime me Ilir Metën i ka kaluar 30 vjet dhe nuk është ndonjë garë e madhe mes nesh kjo çështje. Gjithmonë e më shumë ndihme fajtore për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale. Sa më shumë hulumtojmë dosjen e inceneratorëve, kuptojmë që janë dhe shumë para që janë dërguar të PD e Lulzim Bashës.

Vizionin që kishte Ilir Meta jo vetëm të gabuara por vdekjeprurëse të opozitës në 2019, më bëjnë mua përgjegjëse për të vazhduar me aq mundësi sa kam në këtë skemë të inceneratorëve. 25 korriku do jetë një etapë e re që do formatizojë skenën e re politike, përfshirjen e njerëzve të rinj, të rinjve dhe të rejave që duan të marrin përgjegjësi politike.

Në 25 korrik Ilir Meta në krye të LSI? Për këtë duhet të pyesni Ilir Metën, se ka edhe ca ditë, 21 ditë më duket.