Diskutimi në Komisionin Hetimor:

Tabaku: A duhet që shteti të ndalojë këto pagesa për kontratat në të ardhmen?

Rama: Jam realisht i keqardhur, që i jepni zë dhe figurë kësaj çmendurie që është normale për Lulzim Bashën por nuk duhet të ishte normale për një profesioniste si ju. E kam të pamundur të besoj se ju i besoni këto që thoni. Siç nuk është e mundur që në një sallë me 2 mijë karrige të jenë ulur 5 mijë persona. Një forcë politike që zhvillon takim me 2 mijë karrige dhe miraton vendim me 5 mijë veta, të gjithë shifrat e tjera janë vështirë të besueshme edhe sikur të jenë të vërteta. Ju u thoni shqiptarëve se u kanë marrë 430 milionë euro.

Kjo është paturpësi, se deri te pjesa e karrigeve ju mund ta gjeni dhe të bëni. Por sa kohë keni kapacitetin fizik duhet shumë forcë për ta bërë këtë lloj kuvendi por kur thoni se janë marrë 430 milionë euro, juve nuk duhet t’ju zërë gjumi natën për këtë poshtërsi. Për pyetjen që bëtë ju do ju thosha se edhe këtë përgjigjie e keni marrë nga dëshmitari pasardhës.

Tabaku: A do e kthenit mbrapsht vendimmarrjen për këto kontrata?

Rama: Të lutem se më duket sikur po flas me dikë që thotë ne kemi vendosur t’ju shpallim non-grata me 5 mijë delegatët.

Tabaku: Do i kthenit pas këto kontrata?

Kryeministri, Edi Rama: Për asnjë arsye në botë, nëse do e nisnim si një film nga tokat me plehra tek zonat e gjelbra që kemi sot, nga ekoparku të kthehemi pas tek lopët e egra të arratisur nga bajgat e katunarëve atje, unë ju them jo nuk kthehemi më. Ju nuk e keni problem, se ju bashkëjetuat me derrat dhe me lopët atje. Kam edhe ankth tani sikur më kanë ardhur 5 mijë delegatë këtu brenda.