Rama: Do më dëgjoni tani se u bëtë si Fevziu, që më bën pyetje dhe sheh telefoonin. Jeni si grup analfabetizmi politik për cështje juridike. Mesa pashë kryetari i Bashkisë nuk ka marrë angazhim financiar në shkresë, ka dhënë mendim të tijin.

Nëse gjeni shkresë ku ai angazhon fonde për kompanitë, atëherë flasim ndryshe. Këshilli bashkiak ka disa kompetenca, por ama që kryetari të thotë që po jemi të interesuar, normal që do thotë.

Tabaku:Këto janë studime, ketu po flasim për vendime të Këshillit bashkiak.

-Rama: Unë jam për lekët jo për letrat. Këtu është bërë një hajgare me popullin shqiptar.
Unë aty e kam mendjen, 430 milonët ku janë, s’jam i qetë.

Për mua që kryetari i Bashkisë që con letër që do angazhojmë fonde pa vendim të Këshillit Bashkiak është shkelje. Po Isai me kë është, me foltoren apo Bashkinë?

TabakuNuk është normale të bëni muhabet!

Në kontratën koncensionare janë shtuar ca bashki të tjera, 377 milionë euro për 30 vite për tarifën e pastrimit për Tiranën.

Rama: 360,6, janë vjedh lekët e 2050? Mos ma thoni këtë, larg qoftë!

Tabaku: Për kontratën e Tiranës, për inceneratorin e Elbasanit, atë të Fierit 30 milionë euro deri tani…24,7 milionë euro kontrata e impiantit në Elbasan me TVSH. Në total 433 milionë euro në total.

Rama: Uaa, pra gjithë këto milionë euro deri në 2047 dhe u thoni shqiptarëve janë vjedhur, seriozisht?!!