Përpara ndeshjes miqësore së Shqipërisë me Bullgarinë trajneri Sylvinho mbajti konferencën e zakonshme për mediat. Për takimin e nesërm tekniku brazilian u shpreh se do të ketë disa ndryshime nga ndeshja e kaluar me Çekinë.

Sylvinho u shpreh së është e rëndësishme të provohen disa lojtarë. Minuta mund të ketë edhe për sulmuesin Marvin Çuni i cili grumbullohet për herë të parë me kombëtaren kuqezi.

Gjithashtu tekniku foli edhe për Armando Brojën. Sylvinho u shpreh se sulmuesi i Chelsea kishte një dëmtim në gju dhe nuk është në gjendje për të luajtur prandaj edhe u largua nga grumbullimi.

Sylvinho: E kam humbur konceptin e miqësores, kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë nga afër Bullgarinë, ata kanë lojtarë në vecanti, sidomos numrin 4, janë lojtarë të gjatë. Është normale që do të bëhën ndryshime 3-4, sepse duhet ruajtur dhe grupi që kemi formuar. Nuk mund të bëjmë 6-7 ndyshime në skemë.

Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar pjesën e mentalitetit, dhe ndryshimin mes një ndeshje zyrtare dhe miqësore. Ka një audiencë të madhe, është mundësi e madhe për ata dhe unë. Nuk është e drejtë të them emrat, do të shoh edhe në stërvitjen e fundit.

Nuk ka ndodhur asgjë me Brojën, është një proces jo i lehtë se vjen pas një dëmtimi 10 mujor dhe ka luajtur pak në ndeshjet e fundit. Një ndeshje para se të vinte te ne luajti 45 minuta dhe u zëvendësua që të mos kishte probleme.

U kontrollua te ne, pati ca probleme u konsultuam me doktorët e Chelsea dhe ishte e qartë që nuk ishte i gatshëm të luante dhe vendosëm të shkonte te Chelsea kjo është e gjitha.