Thierry Grosjean, bashkëshorti i Hueyda El Saied, i ka dedikuar një postim prekës asaj, në një ditë të rëndësishme për ta. Sot ata do të festonin 1 vjetorin e martesës.

Ai ka publikuar një kolazh me momentet më të mira nga ceremonia martesore, krahas së cilës ka shprehur dashurinë që ka për të.

“Hueyda dashuria ime, faleminderit që je gjithmonë në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës. Kështu që gëzuar ylli jonë, na mungon thellësisht shumë, por kemi një zemër të madhe për ty. Të duam shumë dashuria ime. Gabriel dhe Thierry”, ka shkruar ai.

Hueyda El Saied u nda nga jeta më 23 nëntor në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët.