Ndodh shpesh që fëmijët e futbollistëve të njohur të ndjekin hapat në karrierën e tyre. Kështu ka ndodhur dhe me djalin 11-vjeçar të futbollistit portugez Cristiano Ronaldo i cili  nuk kishte arsye që të mos ishte më krenar për djalin e tij, Cristiano Jr. Ai kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje profesionale me ligën për të rinjtë të Manchester United.

Është fillimi i karrierës së djalit të Cristiano-s, pasi ai ka vendosur të ndjekë gjurmët e babait të tij të famshëm. Me këtë ritëm, mund të presim që ai të jetë një nga më të mëdhenjtë dhe të një nga figurat më prestigjoze të futbollit.

Siç njoftojnë mediat angleze, Cristiano Junior ka nënshkruar zyrtarisht për Manchester United dhe do ta veshë fanellën me numrin shtatë, sikur babai i tij. 11-vjeçari do të aktivizohet me të rinjtë e Djajve të Kuq, që shpresojnë se një tjetër CR7 të rrisin për të ardhmen.

‘CR7’ nuk mund të ishte aty për ceremoninë e nënshkrimit të Junior, por partnerja e tij dhe nëna e fëmijëve të tij Georgina Rodrígues ishte. Ajo ndau me ne emocionet e saj në rrjetet sociale për hapin e madh të Junior me një mesazh të ëmbël.

Vetë CR7, kishte thënë kohë më parë se Cristiano Junior mund të bëhet futbollist i shkëlqyer, sepse ka shpejtësi dhe driblim, por që i duhet të punojë dhe të kërkojë më të mirën nga vetja.