Home AKTUALITET Do të kemi reshje shiu në këto zona, por pritet gjithashtu një...

Do të kemi reshje shiu në këto zona, por pritet gjithashtu një një ngritje temperaturash. Parashikimi motit për sot

18

Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të izoluara.

Sipas “MeteoAlb”, në pjesën e dytë të ditës moti do të përmirësohet duke bërë që vranësirat të spostohen drejt zonave lindore.

Bëhet e ditur se temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 7 gradë celsius deri në 25 gradë celsius.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45km/h nga drejtimi –perëndimor-jugperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.