Një 33-vjeçare shqiptare rezulton e zhdukur prej 1 jave në Greqi. Ajo u zhduk në rrethana shumë të çuditshme në 17 janar pasi deklaroi se do të shkonte në Pagni për t’i parë mjekët një plagë në këmbë që kishte nevojë për ndërrim garze.

Ajo është zhdukur që atëherë, pavarësisht se dyshohet se kishte telefonuar familjen e saj më 21 janar dhe tha se do të kthehej atë mbrëmje. Por një gjë të tillë nuk e ka bërë deri dje më 23 janar dhe më pas babai ka denoncuar të bijën e zhdukur.

Shqiptarja duket se nuk e ka bërë më parë këtë gje dhe kjo sjellje shkakton shqetësim të fortë pasi pas telefonatës së fundit, celulari i saj mbetet i fikur. Sipas informacioneve ajo ka lindur në Shqipëri, quhet Emanuela B., por ka një kartë identiteti greke. Zhdukja e saj u denoncua në Drejtorinë e Sigurisë Irakleo.
(BalkanWeb)