Apeli i Posaçëm i GJKKO ka shtyrë vendimin për të enjten në orën 09:00 për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Ish-kryeministri i cili ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit, ka ankimuar masën e sigurisë së caktuar ndaj tij.

Kërkesa e ish-kryeministrit do të shqyrtohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha hyri në Prokurorinë e Posaçme për herë të parë dhe u pyet si person nën hetim për akuzën e korrupsionit në lidhje me aferën për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

/abcnews.al/