Antonio Leka është 35 vjeçari që u kap mbrëmjen e sotme nga Policia e Lezhës, teksa ishte i armatosur dhe i veshur me jelek antiplumb.  Gjatë konttrollit nga uniformat blu atij iu gjetën brenda mjetit me të cilin po udhëtonte një arsenal i tërë me armë luftarake.

Mësohet se gjatë momentit të arrestimit, Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të Policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, “për të vrarë politikanët”.

“Do të  vras politikanët e Lezhës dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” – mësohet t’u ketë thënë Antonio Leka policëve.

Nuk dihet ende se përse 35 vjeçari ka bërë këtë  deklaratë, por përjashtohet mundësia që i ndaluari të ketë dhe probleme të shëndetit mendor.