Një 65-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë në plazhin e Golemit.
Burime bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, në banesën e tij në fshatin Karpen, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë kallashnikov dhe 2 karikatorë.
Ismail Sopi është prangosur nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Ai sapo ishte kthyer nga Italia dhe dyshohet se kishte konflikte me banorë të zonës.
Ndërhyrja e policisë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm pasi kishte dyshime se 65-vjeçari armën do ta përdorte për të qëlluar ndaj një personi në zonë./Abcnews.al/