Anglia ka mundur të fitojë bindshëm ndaj Uellsit me rezultatin 0-3.

Pjesa e parë ishte me aksione të rrezikshme por goli nuk erdhi.

Pjesa e dytë nisi në favorin e Anglisë, pasi në minutën e 50-të Rashford shënon një gol të jashtëzakonshëm me goditje dënimi. Pas vetëm 2 minutash, Kane asiston për Foden dhe ky i fundit nuk gabon përpara portës.Uellsi ishte i pafuqishëm ku madje Anglia  në minutën e 68-të, Rashford driblon bukur brenda zonës dhe shënon golin e tretë të sfidës. Me këtë fitore, Anglia do të përballet në raundin tjetër ndaj Senegalit./h.ll/abcnews