Kuçovë

Dogji me zjarr kabinën elektrike, vihet në pranga 37-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Gj., 37 vjeç, banues në Kuçovë , i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Dhuna në familje” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas i ka vendosur zjarrin kabinës elektrike në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë dhe për pasojë janë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në këtë zonë.

Nga veprimet hetimore, shtetasi K. Gj. dyshohet si autor edhe i 3 rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës me zjarr, konkretisht:

Në datën 09.10.2018, ka djegur me zjarr kabinën elektrike në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë;

Në datën 12.12.2018, ka djegur me zjarr kabinën elektrike në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë;

Në datën 12.12.2021, ka djegur me zjarr kabinën elektrike në lagjen “1 Maji”, Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.