Home ELBASANI SOT SHPËRTHEN GRANATA NË CËRRIK

SHPËRTHEN GRANATA NË CËRRIK

8

Humb jetën I riu

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në bashkinë e Cerrikut ku 27 vjecari Erion Rexhepi, baba I tre fëmijëve të mitur humbi jetën në një shpërthim! Ngjarja u regjistrua rreth orës 12: 30 në vendin e quajtur kryqëzimi i Fermës, jo shumë larg banesës së familjes Rexhepi të vendosur aty disa vite më parë! Nga të dhënat e para policia e Elbasanit tha se ngjarja ishte aksidentale dhe të se riut I ka shpërthyer në dorë lëndë plasesë, ndërsa burimet sqarojnë se bëhet fjalë për një granatë!

Sipas dëshmitarëve I riu nga komuniteti rom e kishte gjetur municionin luftarak të hedhur dhe e ka mbajtur në dorë! Gabimisht dyshohet se ai ka bërë aktivizimin e granatës duke I hequr siguresën cka ka shkaktuar shpërthimin! Sic tregojnë pamjet i riu humbi jetën pranë një makine ndërsa trupi I pajetë u mbajt në vendngjarje për një kohë të gjatë për të sqaruar dyshimet e para për një atentat të mundshëm! Efefa familjarët Lajmi I kobshëm bëri që familjarët e 27 vjeçarit të cajnë rrethimin e policisë, ndërsa banorët treguan se ata jetonin me ndershmëri në varfëri!

Shpërthimi dhe paqartësia për rrethanat e ngjarjes, dhe fakti se ishte përballë viktimës së dytë në harkun e javës, vuri në alarm policinë e Elbasanit! Fillimisht u ngritën postblloqe në rrugë dhe në zonë shkoi edhe drejtori I policisë së qarkut!  Për të zbardhur dinamikën se si ka ndodhur plotësisht ngjarja, janë sekuestruar disa kamera të një karburanti, ku dhe ka lauar i riu që besohet se mbante në dorë dhe grantën.