Sasi të mëdha domatesh dhe trangulli, të cilat do të duhet të ishin në vitrinat e tregjeve në vend, sapo dalin nga serat përfundojnë në kanal. Kjo është situata e trishtë e fermerëve të Sukut në Roskovec, të cilët ndonëse prodhojnë perime cilësore, një pjesë të tyre e hedhin në kanal pasi nuk kanë treg për shitje.
Ky është Jashar Ruko nga fshati Suk i Roskovecit. Teksa një vit më parë dështoi me shitjen e domates, fermeri vendosi që këtë vit të kultivojë kastravec. Por siç shihet nga pamjet, edhe prodhimi i këtij viti ka të njëjtin fat si me domaten.
Jashari tregon se treg për shitjen e prodhimit nuk ka, ndërkohë humbjet për të si fermer janë të pallogaritshme.
Përgjigjen se pse këto pika nuk mbledhin prodhime bujqësore, e jep fermeri Aurel Kodheli!
Në të tilla kushte, dy perimet kryesore që prodhojnë serat në Roksovec, domatja dhe kastraveci, kanë përfunduar në kanal…
© SYRI.net