Edhe pse qarku i Elbasanit ka qenë ndër qarqet që është përfshirë nga i nxehti afrikan,fatmirësisht nuk janë shënuar incidente sa i takon zjarreve. Të vetmet vatra që u identifikuan në Labinot Mal dhe në një fshat të bashkisë së Gramshit u neutralizuan në kohë dhe nuk krijuan problem.
Sipas Shefit të emergjencave civile në Elbasan situata këtë vit paraqitet më e qetë.Referuar statistikave edhe ato janë positive sa i takon këtij viti.
Por çfarë duhet të ketë parashysh gjithësecili në rast se dëshiron të ndez një zjarr në ambient të hapur?
Aktualisht në qarkun e Elbasanit nuk ka asnjë vatër aktive zjarri. E kundërta është duke ndodhur me pjesën më të madhe të bashkive të vendit ku fatkeqësisht në Gjirokastër zjarri mori edhe një jetë njeriu.