Policia kufitare e Texasit, zbuloi mbrëmjen e djeshme 20 emigrantë që po përpiqeshin të kalonin kufirin për në SHBA, duke u futur nën rimorkion e një kamioni.

Mes 20 emigrantëve ishin edhe dy të mitur. Shefi i Patrullës, Austin Skero ndau imazhet e përpjekjes kontrabandë, që tregonte 18 të rritur dhe dy fëmijë të shtrirë njëri mbi tjetrin nën rimorkio.

Skero konfirmoi se moshat e fëmijëve janë 10 dhe 15 vjeç. Megjithatë, ende është e paqartë nëse ata po udhëtonin vetëm, me prindërit e tyre apo me të afërmit e tjerë.

Mësohet se dy ditë më parë Kamala Harris, nënpresidentja, kishte njoftuar se do të vizitonte Meksikën dhe Guetemalën lidhur me çështjen e emigrantëve.

fax web.al