Xhulio Musa një djalë i arrestuar për plagosje të rëndë ishte marrë i pandehur dhe ishte koha që do të merrej dhe vendimi për dënimin e tij.
Bëhet fjalë për shtator- tetor 2021.Taulant Ramallari, xhaxhai i të burgosurit mesaduket ka marrë përsipër rolin e ndërhyrësit për të rregulluar marrëdhëniet me palën akuzuese si dhe negociatorit për të favorizuar ulje dënimi. Dosja e SPAK, të cilën e siguron Ora News, dhe e cila çoi në pranga të dënuarin, Xhulio Musai, Taulant Ramallarin, avokatin Ilir Pashaj, (ish gjyqtar në gjykatën e Elbasanit) dhe gjyqtaren e gjykatës së Elbasanit Zamira Vyshka dhe Andrea T. nxjerr zbuluar skemën “si mund të blihet me para liria e të burgosurve” në gjykatë
Gjithçka nis nga një kallëzim anonim që mbërrin në SPAK në korrik 2021 e cila jep indicien për një aferë që po kryhet me një dosje që gjyqtarja Vyshka kishte në dorë. Më pas nisin përgjimet ambientale dhe telefonike.
Nga dosja xhaxhai i të dënuarit është ai që kontakton me avokatin dhe të dënuarin, dhe do të bëjë dorëzimin e zarfiti.
Takimi do të bëhej më 9 tetor, përpara një lokali ku afër do të ishte dhe vetë gjyqtarja.
Por gjithçka prishet në momentin kur familjarëve u kërkohen dhe 200 mijë të tjera për të favorizuar ulje të dënimit. Nga një përllogaritje e viteve të dënimit, familjarët e të dënuarit kuptojnë se shuma që kërkohej ishte shumë e madhe në krahasim me ato pak muaj që do të uleshin dhe tërhiqen.
Në gjyqin që u mbajt në tetor 2021 Xhulio merr dënimin ndërkohë që hetimet vijojnë deri në korrik 2022 kur dhe u bë prangosja e gjyqtares, avokatit, të dënuarit, xhaxhait ndërsa u procedua një person tjetër mik i familjes.
6 tetor 2021
Ora 21:11
Taulanti bën bisedë telefonike me Andrean në lidhje me gjyqin për të cilën dyshohet se Taulanti ka rënë dakord për shumën 200 mijë lekë për të favorizuar Xhulion. Ndërkohë që ishte kërkuar 2 mijë euro
Taulanti: Një dyshe do, shqiptare…. I thashë unë me zor I kemi mbledhë, donte 2 euro, i thashë nuk kam. Dy shqiptare i thashë.
Gjyqi është caktuar për datën 7 tetor por me raportë mjekësore avokati shtyn seancën.
7 tetor 2021 Ora 10:01
Xhulio nga burgu telefon Taulantin. Nga konteksti i bisedës dyshohet se Taulanti ka bërë një pagesë prej 200 mijë lekësh në lidhje me Xhulion për ta favorizuar
Taulanti: Ca date e lanë ata (gjyqin) se s’u futa brenda
Xhulio: Në 11 .. Po paketën ia dhe atij ti?
Taulanti: I dhashë dy
8 tetor 2021 Ora 20:03
Taulanti, Fatmiri (Ivëllai) dhe nëna e të burgosurit dhe avokati e kishin lënë të takoheshin tek lokali i Taulantit por avokati nuk kishte pranuar pasi kishte njerëz.
9 tetor 2021
Taulanti dhe avokati kanë vendosur të takohen tek një lokal tek “kryqëzimi i Dinamos” me qëllim që të dorëzohet shuma monetare e kërkuar dhe për të cilën ishin dakordësuar.
Ora 18:27 Avokati së bashku me bashkëshorten futen në lokal dhe takojnë gjyqtaren Zamira Vyshka.
Ora 19:00 Avokati i telefonin Taulantit dhe i tregon se ku ndodhet dhe se kur të afrohej ti çonte zile. Ata duket se kanë biseduar paraparkisht që në momentin e dorëzimit të shumës monetare avokati Pashaj do të jetë në prezencën e gjyqtares Zamira Vyshka. “Presenza e gjyqtares në një distancë mjaft të afërt (Brenda lokalit në ambientet para derës së lokalit) garanton dhe Taulantin që shuma do të dorëzohet tek gjyqtarja me qëllim që të favorizohet i pandehuri. Por natyrisht që Taulanti nuk mund të takohej drejtëpërdrejtë me gjyqtaren pasi gjithçka do të ekspozohej” shkruhet në dosje
Ora 19:27 Ilir Pashaj del nga lokali G. B… dhe takon Taulantin me të cilin qëndrojnë për disa minuta në këmbë përballë derës së lokalit. Mes Taulantit dhe avokatit nis debat. Më pas avokati hyn në lokal ndërsa Taulanti largohet me një zarf në dorë dhe hipën në makinë
Ora 19. 55 Iliri Pashaj bashkë me bashkëshorten ndahen nga Zamira Vyshka. Çifti i hipën benzit ndërsa gjyqtarja Chrysler ngjyrë e zezë në pronësi të saj dhe që kishte qenë i parkuar përballë lokalit.
Ora 19: 40
Taulani telefonon Andrea T dhe tregon se çfarë ndodhi
Taulanti: E takova po s’bëra gjë jo. S’ja dhashë ato
Andrea: Pse?
Taulanti: Donte dhe dy të tjera
Andrea: Line fare o. Po pse për dy muj, dy muj do fitojë. Asnjë gjë tjetër.
Taulanti: E. Domethënë do i jepja unë e do dilte në nëntor të vitit tjetër. Thashë unë o zotni po çaflet o burr. Nëntor të vitit tjetër
Andrea: Jo ore po line, ai aq del vetë
Taulanti: E Më mirë ti hajë bukë ato lekë dhe vari leshtë
Ora 19. 43
Taulanti flet sërish me Andrean
Taulanti: Unë po llogaris, ata si kanë ul asnjë ditë, njësoj sa.. atje aq
Ata bëjnë llogaritë dhe kuptojnë se nuk ishte parashikuar asnjë ulje.
Andrea: Po ik ere mos i jep asnjë gjë atij më. Njësoj ai s’më ka ul asnjë ditë. Aq sa thotë prokurori aq dëhohet
Andrea: E kur I bie të dalë atij. Njësoj I bie në nëntor të dali fiks
Taulanti: Epo në nëntor tha del. Po ca flet i thashë
Andrea: Po ai ashtu të fitonte nja 6 muaj
Taulanti: Nëntor tha, nëntor del tha po ta baj ktu tha, bëjmë ndonjë ankesë tha..
Andrea: Aha iku janë kot asnjë gja s’ke ul ti thuj. Thuaja troc.
Duke u lidhur nga bisedat e mëparshme rezulton për një shtesë 200 mijë lekë përveç atyre të kërkuara më parë nga ana e Ilirit për të favorizuar me masën e dënimit.
Nga përgjimet në dosje shkruhet se paraprakisht ata kishin rënë dakord që shuma që do të dorëzohej ishte 200 mijë lekë, Ky ishte dhe qëllimi i takimit para lokalit. “Vetëm pas takimit të avokatit Ilir Pashaj me gjyqtaren Zamira Vyshka avokati ndryshon qëndrim dhe rrit shumën monetare të kërkuar edhe me 200 mijë lekë” thuhet në dosje.
“Në analizë logjike të provave dhe zhvillimeve kërkesa për të rritur shumën monetare sipas prokurorisë është kërkesë e gjyqtares Zamira Vyshka por që natyrisht për mos ekspozim të saj transmetohet tek Taulanti përmes avokatit Ilir Pashaj” vijon në dosje.
10 tetor 2021
Të nesërmen në mëngjes Andrea flet me Taulantin dhe bien dakord që të mos i japin asnjë kokërr leku
Ora 10:06
Avokati Ilir Pashaj në pritje të përgjigjes i shkruan sms Taulantit
Tan si u gdhive? Çfarë le me atë për letrat?
Ora 10:34
Taulanti flet me Xhulion në burg e njofton se e kishte takuar avokatin mbrëmë (9 tetor) por se nuk kishte mbaruar punë pasi avokati kishte dyfishuar shumën
Taulanti: Më tha llafe të tjera. Llafe të tjera nxorri mbrëmë. Ika
Xhulio: Ca e dyfishoi atë ai
Taulanti: Po dhe unë ika fare, thashë lëre fare
Xhulio: Epo mirë takoheni vetë atë që duhet me taku kupton
Taulanti: E pra e
Xhulie: Se s’dihet ja fut dhe kot ai
Taulanti: Po e ja fut kot lavr… burrë. Jam mërzit me kto jam bo dell fare më ka ik mendja fare me atë avokatin
Xhulio: Ishalla po e len aq sa the o burr po vari lesht
Taulanti: PO aq do le … në rregull. Po shumë janë prapë gjynah
Xhulio: Po ça do bësh
Taulanti: Si I bie pastaj për të dalë nga korriku
Xhulio: Jo unë një vit kam bo. Po e lanë 2.4 I bie vitin tjetër
Taulanti: Ca thu ti re. E bani llogari ai. Dua kaq tha në nëntor tha del vitin tjetër. …
Taulanti: Ka hadh se mos ankohet i dëmtuari prandaj
Xhulio: Ose prokurori
Taulanti: Ee prokurori
Xhulio: Po me kusht kshu me ndonjë gjë o Tan nuk nxirrshin ë
Taulanti: Jo jo nuk nxirrshim fare
Xhulio: Pse
Taulanti: Se di kanë frikë nuk e di. Atë muhabet bam ne se, nuk u bonte gjë.
11 tetor 2022 ora 08:40
Taulanti bisedon sërish me Xhulion në burg për gjyqin që ishte caktuar më 18 tetor. I tregon për bisedën me avokatin.
Xhulio: Jo, jo 2.8 për aq sa tha ai nuk bëhet fjalë që jo
Taulanti: Po line se asht turp po burrë
Xhulio: Po jo o bur
Taulanti: I donte katër pesë o burrë. Unë po bëja gati një dyshe e futa prapë në sqetull e mora dhe ika unë. Ngelën me gisht në gojë I thashë mirupafshim.
Xhulio: Po mirë takohje atë po me aq mund ta ca mund të bëj ajo?
Taulanti: Po prit pra nesër o burr e kam lënë në orën 9 e ke o burrë….
Dita e gjyqit
18 tetor 2021
Ora 10: 39
Xhulio flet me Taulantin për gjyqin që ishte zhvilluar dhe dënimin që ishte dhën
Xhulio: Më dënuan mua me 3 vjet
Taulianti: Ca thu ti re
Xhuli: E
Taulanti: Aaa të dënoi ty ajo
Xhuli: E?. Po mbarova punë unë 3 vjet
Taulanti: Ca thua tip o ai tha do e shty o burrë
Xhulio: Po jo re mbarova punë unë. Thashë hajde të mbaroj punë vari lesht
Taulanti: Po pse i the ashtu o Xhul
Xhulio: Po u mërzita e Tan që herën e parë tha s’kanë ardh të shofin dosjen. … S’kishte ca bëhej fare.
Përgjimet vijojnë edhe më tej shkurt, prill 2022 dhe sipas prokurorisë vërtetojnë njohjen që kishte gjyqtarja me Taulant Ramallarin.
Të dyshuar në këtë dosje janë
Më 22 korrik 2022 u arrestuan me urdhër të SPAK.
Gjyqtarja Zamira Vyshka, në hetim nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” akuzohet për korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë
Andrea T. në hetim nën masën e sigurisë “arrest me burg” i akuzuar për “Moskallëzim Krimi”
I arrestuar Xhulio Musa i akuzuar për Korrupsion aktiv i gjyqtarit në bashkëpunim
I arrestuar Ilir Pashaj i akuzuar Korrupsion aktiv i gjyqtarit në bashkëpunim
Taulant Ramollari Korrupsion aktiv i gjyqtarit në bashkëpunim.
Gjyqtarja mohon akuzat
Më 24 korrik gjyqtarja, avokati dhe të tjerët dolën para Gjykatës së Posaçme për njohjen e masës së sigurisë. Gjyqtarja mohoi akuzat
Ora News