Skandalet e fundit me mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë, ka detyruar qeverinë që të ndërhyjë në ligjin aktual për informacionin e klasifikuar. Në dokumentin e depozituar në Kuvend, qeveria parashikon ngritjen e disa institucioneve të reja që sipas saj do të bëjnë të mundur mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në sistemet e komunikimit dhe informacionit.Qeveria dërgon në Kuvend për miratim ndryshimet në ligjin për informacionin e klasifikuar me qëllimin për ta përafruar atë me direktivat e Bashkimit Europian dhe standardet e NATO-s.Në dokumentin e depozituar në Kuvend shihet se janë përfshirë edhe pika të reja të tilla si rregullimi i disiplinave për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar si: “Siguria e sistemeve të komunikimit dhe informacionit” dhe “Siguria industriale”, të cilat nuk kanë qenë të rregulluara në ligjin aktual.Po kështu parashikohet edhe krijimi me ligj i autoriteve të reja për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në sistemet e komunikimit dhe informacionit, si Autoriteti i  Çertifikimit Vlerësimit, Akreditimit, Shpërndarjes, Tempest dhe Mbrojtjes Kibernetike.Ligji dërgohet në kuvend vetëm pak ditë pasi databaza shtetërore u cënua nga nje  sulm që nxorri jashtë funksionit për me shumë se një javë shtetin dixhital e-albania. Në projektligj është parashikuar deklasifikimi i pjesshëm, duke krijuar për herë të parë mundësinë për të zbuluar në mënyrë të autorizuar informacione, të cilat mund të ndahen nga informacioni që nuk mund të deklasifikohet. Në këtë mënyrë rritet më shumë transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore.

Për informacionet që cilësohen si të klasifikuara drafti parashikon katër kategori: “tepër sekret”, “sekret”, “konfidencial” dhe “i kufizuar, dhe ruajtja e tyre si të tilla sipas nenit 14 te draftit, ka një periudhë 10 vjeçare maksimalisht nëse nuk ka afat më të shkurtët të përcaktuar.

Herë pas herë nga autoritetet mund të bëhet deklasifikim informacioni duke e kaluar nga njëra shkallë në tjetrën sipas situatës.

Drafti në fjalë parashikon krijimin e strukturave të mbrojtjes kibernetike në një kohë kur vendi u përball me një sulm të tillë nga jashtë i cili nxori jashtë funksionit shërbimet shtetërore për qytetarët dhe bizneset për më tepër se një javë

Ora news