Një ngjarje e rëndë është ka ndodhur në Paris të Francës ku një 47-vjeçar me origjinë serbe ka fshehur kufomën e nënës së tij në apartament për 7 vite.
Sipas mediave të huaja, arsyeja se përse fsheu trupin e nënës ishte që të përfitonte nga pensioni i saj.
Ishte 47-vjeçari i identifikuar Sasa, u vetëdorëzua në polici disa ditë më parë, ku dhe ka rrëfyer të gjithë ngjarjen.
Sipas tij, nëna e tij, Zlaka, kishte ndërruar jetë nga kanceri në vitin 2014, në moshën 75-vjeçare. Pas kësaj dëshmie, 47-vjeçari së bashku me një patrullë policie është drejtuar te apartamenti.
Trupi i pajetë i gruas ishte fshehur në tualet, ndërsa djali i saj, ka treguar se trupin shpesh e lyente ma aroma të këndshme, për të shmangur aromat e rënda. Sasa është arrestuar nga policia, ndërsa pritet që gjykata të marrë një vendim përfundimtar për të.
47-vjeçari në Francë fsheh në shtëpi trupin e nënës së vdekur për 7 vite.