Home AKTUALITET “Macja me miun”, loja që luajnë kriminelët shqiptarë në Britani për të...

“Macja me miun”, loja që luajnë kriminelët shqiptarë në Britani për të shmangur deportimin

20

Mediat britanike i kanë kushtuar këtë të diel një artikull sjelljes së dhjetëra kriminelëve në Britaninë e Madhe, të cilët kanë gjetur një mënyrë për të shmangur deportimin e tyre në vendet e origjinës.

Për Daily Mail, betejat ligjore në gjykata për deportimet e këtyre kriminelëve, mes të cilëve dhe shumë shqiptarë e kosovarë, iu kushtojnë taksapaguesve britanikë rreth 200 milionë paund çdo vit.

Shpesh herë në këto çështje përdoren argumente false dhe legjislacion i diskutueshëm për të drejtat e njeriut.

Sipas raportit të Daily Mail, loja “macja dhe miu” e luajtur në gjykatat britanike nga kriminelë të huaj dhe azilkërkues të dështuar ka bërë që avokatët e emigracionit të “luajnë” me  buxhetin vjetor të ndihmës juridike civile, për të sfiduar vazhdimisht përpjekjet e Ministrisë së Brendshme për të deportuar personat e tepërt.

Kritikët akuzojnë gjykatësit e emigracionit si të butë dhe tepër të gatshëm për të apeluar çështjet, shumë prej të cilave zgjasin për një dekadë ose më shumë.

Në artikull sillen dhe rastet e dy shqiptarëve, një nga Shqipëria dhe një tjetër nga Kosova të cilët kanë mundur të shmangin deportimin.

Shqiptari Valter Shpani mbërriti në Britani në 2007. Ai u depërtua në 2010 pasi u shpall fajtor për mashtrim, por arriti të futej sërish në ishull në vitin 2012. Deri në momentet që ne flasim ai është deportuar 3 herë nga Britania, por ia ka dalë të rikthehet sërish me pasaporta e karta identiteti false. Në muajin prill një gjykatës vendosi qëndrimin e tij në Britaninë e Madhe përfundimisht.