Gjykata e Tiranës sot i la pas hekurave nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, të cilët akuzohen për vjedhjen e një shume të mëdha parash.

Në dosjen e Prokurorisë, që Faxweb e disponon, Rozeta Dobi shprehej se kishte urrejtje për punëdhënësen e tij, Alda Klosi, ish-shefe kabineti e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt.

Në dëshminë e saj, Rozeta ka rrëfyer se i ka kërkuar djalit ta çonte me makinë tek banesa e punëdhënëses së saj, dhe për këtë ajo ka bërë këtë deklarim:

“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë, e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.”, thuhet në dosje.

Ajo akuzohet se ka vjedhur 120 mijë euro para dhe bizhuteri në banesën e Klosit, më 15 dhjetor të vitit që shkoi. Grabitja e parave u  regjistrua në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë, në një banesë ku Klosi e kishte marrë me qira prej dy muajsh.