Dramë në Liban . Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe gati 80 të tjerë u plagosën gjatë natës së ditës së djeshme në Liban si pasojë e shpërthimit të një çisterne me benzinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rajonin Akkar, në veri të vendit, sipas Kryqit të Kuq.

“Ekipet tona evakuuan 20 trupa dhe më shumë se 7 të plagosur nga vendi i shpërthimit të një kamioni çisternë në Akkar në spitalet në rajon,” shkroi Kryqi i Kuq në Tëitter, duke shtuar se 79 persona ishin plagosur. Origjina e shpërthimit nuk dihet ende.

Ndërkohë kujtojmë se Libani është një vend që është zhytur në një krizë ekonomike, një nga më të këqijat në historinë e saj, pasi qytetarët janë përballur me mungesa akute të karburantit muajt e fundit që po ndikojnë njëkohësisht në furnizimin me nevojat themelore.

Dramë në Liban, shpërthimi i fuqishëm i çisternës me benzinë vret 20 persona dhe plagos dhjetëra të tjerë

 46 seconds më parë 0