Trupi i një personi të pajetë është gjetur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Vlorës.

Bëhet me dije se trupi i pajetë i përket një 86-vjeçari, i cili është gjetur pranë ambulancës së qytetit.

Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërkohë që pritet vijueshmëria e hetimeve për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.