Alessandra De Stefano është gruaja e parë që drejton RaiSport. E pret një punë aspak e lehtë, ajo e rinovimit të historisë së futbollit.

E intervistuar nga Corriere della Sera, De Stefano foli për ndryshimet rrënjësore që do të bëjë.

Ajo shpjegoi se Paola Ferrari, e cila prej vitesh bënte emisionet para dhe pas ndeshjeve të përfaqësueses si dhe emisionin ikonë të Serisë A, nuk do të ishte më.

Ajo tha se Paola do të bëjë një emision tjetër por jo këto transmetime të rëndësishme

“Paola Ferrari nuk do të drejtojë më studion pas ndeshjes dhe as edicionin e ri të “90° Minuto”, por një emision të të dielës bashkë me gazetare të tjera. Për mua e vetmja gjini që ka rëndësi është aftësia. Sporti është maskilist, e dimë.

Mënyra e parë për ta ndryshuar është të ndryshojmë regji, çfarë kuptimi ka të inkuadrojmë gjithmonë nga poshtë femrat për të treguar kofshë, kavilje dhe këpucë? Le të heqim maskën dekoruese të feminilitetit, atë shprehjen e trishtë “është e bukur dhe e aftë”.

Sa i përket veshjes, secili ka stilin e vet, por unë disa dekolte do i përdorja vetëm në plazh”, theksoi De Stefano.