Një natë në dukje e pafajshme mes kolegëve do të kthehej në një makth për një mësuese në Larisa, e cila akuzon shefin e saj se e përdhunoi në makinën e tij.

Ministria e Arsimit tashmë ka lëshuar urdhër për masë disiplinore paraprake, ndërsa prokurori ka thirrur mbikëqyrësin e kallëzuesit për të hënën e ardhshme për të dhënë shpjegime se për çfarë e akuzon mësuesi.

Ajo foli për protothema.gr duke u shprehu si më poshtë: “Në fillim u përpoqa ta kapërceja e vetme. Mendova se do të më zinte gjumi dhe shpresoja që të nesërmen do të zgjohesha, se gjithçka do të ishte harruar si një makth… Por as atë natë apo të nesërmen nuk mund të flija. Për fat të mirë, familja ime më mbështeti dhe bashkëshorti më bindi të vizitoja një psikiatër për mbështetje psikologjike. Që kur shkova te mjeku, ai më ndaloi të kthehesha në punë, sepse kjo do të shtonte problemet dhe plagët që më la ngjarja.

Në aktakuzën e saj, të paraqitur nga protothema.gr, 44-vjeçarja përshkruan me detaje rrëqethëse atë që ka përjetuar që nga momenti kur hipi në makinën e shefit, për t’u argëtuar në një natë që kishin planifikuar me shefin e saj dhe dy të tjera kolege femra. Nuk ishte hera e parë që kolegët e së njëjtës punë dilnin bashkë, ndërkohë që sipas 44-vjeçares, shoqëria e mësuesve çdo herë ndryshonte në varësi të atyre që donin të dilnin çdo herë. E dhunuara është nënë e dy fëmijëve dhe gruaja e një oficeri të ushtrisë.