Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me çmimin e apartamenteve në Shqipëri dhe me tregun e brendshëm.

Ai ka shtuar se arsyeja që në vendin tonë çmimet e apartamenteve krahasuar me nivelin e oagave janë stratosferike është fakti i trafikimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike në vendin tonë. Më tej ai shton se me nivelin e pagave që Shqipëria ka, nuk bën asnjë lloj kuptimi ky çmim aq i lartë i apartamentëve.

“Shkaku kryesor i rritjes së çmimit të apartamenteve në Shqipëri është pikërisht trafiku dhe prodhimi i lëndëve narkotike në vend. Nuk ka kuptim që me nivelin e pagave që vendi ynë ka të kemi çmime kaq të shtrenjta për blerjen e një apartamenti.

Ne kemi dy tregje të trafikut të narkotikëve në Shqipëri, është tregu i jashtëm dhe i brendshëm. I jashtmi merret kryesisht me kokainë dhe ka grupe të fuqishme shqiptarësh që sjellin kokainë nga Amerika Latine dhe gjetkë. Tregu i brendshëm na shfaqet me problematika si rritja e kriminalitetit këtu, etj”, tha Hoxha.