Burrë e grua, të moshuar, janë gjetur  të pajetë në fshatin Bodrishtë në Bashkinë Dropull, mëngjesin e kësaj të enjte.

Burime jo zyrtare thonë se të moshuarit kanë pasur shenja dhune në trup çka mund të thuhet se bëhet fjale për krim të ndodhur ndaj tyre. Të moshuarit janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe.

Fqinja e çiftit në një intervistë për ABC News, thotë se çifti nuk kishin fëmijë dhe se nuk njiheshin se kishin probleme dhe se ishin për njëri-tjetrin.

“Nuk është dëgjuar asnjë zhurmë, as nga unë dhe as nga fqinjët më afër shtëpisë. Këtë periudhë në zonë kemi pasur probleme me vjedhjen. Ata ishin një çift i lumtur, nuk kishin fëmijë e asgjë. Ishin për njëri-tjetrin.”, thas ajo. /abcnews.al