Ditën e djeshme, këngëtarja shqiptare me famë botërore lançoi videoklipin e këngës super të suksesshme “Love Again”.

Si gjithmonë, Dua shkëlqeu nga koka tek këmbët dhe deri tani, videoklipi numëron më shumë se 6 milion klikime.

Me kë tjetër më mirë sesa me Anwar do ta festonte Dua këtë sukses?

Ajo është parë në një darkë romantike me partnerin e saj, teksa nuk i shpëtoi syrit të paparacëve.

Dua u shfaq pa grim,

e veshur thjeshtë dhe sportive, ndërkohë që buzëqeshte gjatë gjithë kohës.

Me rastin e 4-vjetorit të lançimit të albumit “Dua Lipa”, këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka shkruar disa fjalë në Instagram.

“4 vite që nga publikimi i albumit tim debutues! Faleminderit të gjithëve që kanë qenë këtu gjatë gjithë rrugëtimit deri më tani! Jam shumë mirënjohëse për këtë album dhe për njerëzit e jashtëzakonshëm që njoha dhe mësimet që mora. Nuk do të isha e aftë të realizoja Future Nostalgia nëse nuk do të ishte për këtë album. Besoj se 4 vite fluturojnë shpejt kur kënaqesh”, shkruan Dua.