Bashkimi Evropian do të ndalojë regjistrimin e automjeteve që punojnë me naftë dhe benzinë. Ky vendim do të nisë zbatimin nga vitin 2035 e më tej.

Propozimi u bë nga Ursula von der Leyen dhe qëllimi është reduktimi i ndotjes.

Për të ngarë një makinë në vendet e BE-së, nga viti 2035 e në vazhdim do të duhet patjetër të jetë elektrike, përndryshe askush nuk do ta regjistrojë.

Vendimi për të hequr nga qarkullimi makinat me djegie është marrë prej kohësh, por Von Der Leyen shprehet se një datë fikse ishte e nevojshme.

Operatorët e tregtimit të makinave e dinë që nga 2028-ta deri në 2035-ën do të duhet t`i eliminonin dalëngadalë këto automjete, por një datë apo vit fiks si afati i fundit, ishte i nevojshëm.

Ky vendim synon të japë efektet tek klima deri në vitin 2050.

fax