Gjuha e përdorur në Kuvend ka sjellë debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës në seancën e sotme.

Në fjalën e saj Ministrja Balluku i është përgjigjur Grida Dumës, duke thënë që edhe Gjekmarkaj ka përmendur fjalë të pa duhura në Kuvend duke i cilësuar ministret si gra të “Haremit të Ramës”.


Lidhur me këtë shprehje të Gjakmarkajt, Grida Duma i ka kërkuar atij të kërkojë ndjesë, por një gjë e tillë jo që nuk ndodhi por situata u agravua edhe më shumë. Gjekmarkaj ngriti zërin ndaj ministres Balluku, ndërsa deputetit Erion Braçe iu drejtua me ofendime duke e cilësuar si një “derrkuc”.

Duma: Po i drejtohem Gjekmarkajt që nëse e ka përdorur fjalën harem t’ju kërkoj ndjesë. Tan i në të njëjtin duel, a do çohesh dhe të thuash ndjesë zonja Duam që kryeministri ju përdori foton në fushatë. Pse nuk do çoheni? Se pash atë linçimin tuaj. Agron të lutem sqaroje këtë. Unë nuk kam përdorur asnjë fjalë ndaj jush.

Gjekmarkaj: Dua ti shpjegoj zonjës ministre që e kam pasur në saj politik. Jo në kuptim e haremit erotik të sulltanëve por si koncepte politike. Të lutëm. Pusho more ti Derrkuc. (i drejtohet Braçes).

vijon…/abcnew.al/