Edhe pse mes tyre kishte një përplasje të ashpër që vetëm ndërhyrja e gradës ndaloi përplasjen e tyre fizike, deputeti Ervin Salianji ka hedhur sërish akuza ndaj Erion Braçes, duke thënë se një zv. Kryeministër ka dalë në përgjime për dosjen e Rezart Taçit.

Salianji nuk I ka kursyer ofendimet ndaj Braçes duke thënë se herës tjetër do të marr një objekt që është i gjatë sa Erion Braçe, ndërsa më pas shtoi se e ka fjalën për një brisk rroje.

“Kur përdornin gjykata dhe çdo institucion të kapur në përgjime për të dhënë para. Se keni asgjë të bëjmë vërejtje ndërkohë që deputet turret për të ardhur në foltore kur unë jam duke folur. Pyetja ishte e thjeshtë nuk e di pse të djeg kaq shumë. Nëse është zv. KM tjetër, pa diskutim që duhet parë. Nëse është parafolësi I përfshirë në krim nga laguna e Karavastas, këtë jua provoj edhe tek foltorja tjetër. Nuk është personale me ty. E shikon vetëm këmbën kam.  Herën tjetër do marr një brisk që është I gjatë sa ty. Jeni të gjithë të përfshirë.” tha Salianji.