Ish lideri i PD-së , Sali Berisha në fjalën e tij para mediave është përgjigjur dhe deputetes Grida Duma e cila ka refuzuar bashkëpunimin me të, duke thënë se secila të drejtën e tij të vendosë si do.

Berisha ka theksuar se ai është dhe do të jetë gjithmonë në komunikim me deputetët e PD-së pasi të gjithë kanë kontributin e tyre në këtë forcë politike.

Respektoj mendimet e cilido, qëllimi i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës është hapja e plotë mbi bazën e kontributëve dhe ato që pranojnë votën e lirë. Kushti i vetëm që do të pranohen janë vota e lirë, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Nëna e Nënave e të gjithë problematikave në vendin tonë është vjedhja e votës së lirë. 

Me të gjithë deputetët jam i hapur për komunikim”, ka thënë Berisha./abcnews.al