Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë një tjetër mbledhje. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet të shtunën në orën 11:00, e thirrur nga Lulzim Basha.

Kjo është mbledhja e dytë, pas zgjedhjeve të 6 marsit. Edhe këtë herë diskutimi i deputetëve do të vijojë për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Në mbledhjen maratonë të ditës së hënë pati diskutime të forta. Shumica e deputetëve kërkuan dorëheqjen e Bashës, si mënyrën e vetme për të bashkuar demokratët, të cilët u futën në zgjedhjet e 6 marsit të përçarë.